Asnje fjale kerkundi, asnje rrezultat te dhene a te publikuar kund e asnje informacion ne krejt median shqipfolese e shkruarese lidhur me ndeshjen e te Kombetares shqiptare te futbollit te Femrave e cila luajti sot ndeshjen e radhes eliminatore te vlefshme per kampionatin boteror…kunder Armenise ne fushen e kundershtarit.
Vajzat tona, motrat e mbesat tona, meritojne pak me shume respekt ore gazetaruce qe ju eshte bere mendja Real Madrid, Liverpoool, Milan, Bayern etj, aq me shume qe ato perfaqesojne si ne kete rast Shqiperine, e jo thjesht klubet e tyre.
Sot ato ne ndeshjen e tyre te 8 ne grupin F, fituan jashte fushes se tyre 4-0, me gola te Doçi ne te 13′, Maksuti 22′ dhe 58′, Gjini 45′.
Tashme pas 8 ndeshjesh ato kane 3 fitore, 1 barazim 4 humbje,golaverazh 13-23 dhe me 10 pike zene vendin e 4 ne grup.
Ne grupin tone kryeson Norvegjia me 22 pike qe ndiqet nga Belgjika [ qe sot fitoi ne Prishtine 6-1 ndaj Kosoves] me 19 pike Polonia me 14 pasojne Shqiperia me 10 pike Kosova 4 dhe Armenia 0 pike.
Dy ndeshjet e mbetura vajzat tona do ti luajne kunder Polonise ne fushen tone ne 31 gusht dhe ne Norvegji ne 5 shtator.
Ne ndeshjen e sotme ku vajzat kuq e zi te drejtuara sakte e me profesionalizem nga trajneri i mirenjohur shkodran Armir Grima i cili po ben prej disa kohesh nje pune mjaft te mire ne futbollin shqiptar te femrave luajten shume me mire se kundershtaret e tyre e dominuan ate gjate gjithe lojes i shenuan 4 gola ne fushe te tyre fituan me merite dhe meritojne vertet te pergezohen.
Ne formacionin kuq e zi sot perballe Armenise ishin ne fushe…Rexhepi, Gjini, Maliqi, Hilaj, Curraj, Franja, Krasniqi, Bejleri, Doci, Hamidi, Maksuti…u aktivizuan edhe Tukaj, Lufo, Metalla, Methoxha, Borici e ne perberje te ekipit ishin edhe 17 vjeçarja e talentuar e Tiranes Rea Maxhelaku Kodra dhe Kocibelli.
Ju lumte vajza faleminderit per kete fitore e kete perfaqesim dinjitoz tuajin…e keni rritur goxha performancen tuaj nga viti ne vit e nga ndeshja ne ndeshje dhe po jepni me te miren tuaj te mundeshme per fanellen qe mbani veshur ndaj ju trajneri juaj stafi juaj drejtues etj vertet meritoni pak me shume vemendje e respekt aq me shume siç e thashe edhe me lart jeni Kombetarja e Shqiperise!