Për të gjithë ata që nuk janë juventinë, humbja e thellë e skuadrës së Alegrit në Torino, kundër Realit të Madridit, ishte një kënaqësi më vete.

Ajo disfatë u ka dhënë kënaqësinë të tallen dhe të ironizojnë me skuadrën bardhezi.

Paolo Bonolis, prezantuesi i njohur italian, nuk e ka humbur rastin për të thumbuar armikun e përjetshëm të Interit, me të cilin është tifoz.

Dy golat e Ronaldos dhe humbja 0-3 në “Juventus Stadium”, kanë ndezur shpirtin ironik të prezantuesit interist:

“Do të thosha se Askoli luftoi shumë fort ndaj Realit të Madridit”, – tha fillimisht me ironi Bonolis, për të vazhduar më seriozisht:
“Në momentin e golit të Ronaldos mendova se ka skuadra që janë superiore ndaj të tjerave.

Ishte një gol për kopertinë, spektakolar. Kurse goli i tij i parë është shumë i bukur faktikisht, me atë prekje të shpejtë para mbrojtësve bardhezinj.” / Vipsport/