Nga Arber EMIRI*

Dje kam ndjekur nga televizori ndeshjen e Skenderbeut dhe Vllaznise te zhvilluar ne Korce. Nuk po i hyj nje analize kesaj ndeshje qe per mendimin tim ishte e nje niveli mbi mesatar dhe e luftuar fort nga te dyja skuadrat. Une do te ndalem pak tek zevendesimi i Mehdi Çobes, kembeshpejtit te skuadres shkodrane qe me shume po aktivizohet me U-21 se sa me skuadren e pare.

Edhe dje Brdariç ka vazhduar “avazin” duke e futur ne fushen e gjelber vetem 5 minutat e fundit te ndeshjes. Kam mendimin se ai si futbollist i talentuar nuk mundet t’i japë ndihmese skuadres se tij ne nje kohe aq te shkurter.

Madje as Messi, nje nga lojtaret me te medhenj te globit nuk mundet t’i jape nje “dore” skuadres ne aq minuta. Çoba eshte nje nga sprintieret me te mire te Superliges Shqiptare dhe normal qe ai duhet te jete me shume ne fushe per te kontribuar per skuadren.

E ku me mire se kjo ndeshje ku skuadra mbeti me 10 futbolliste pas daljes me te kuqe te Adilit! Mbrojtje e forte dhe kundersulm te shpejte do te ishte nje nga menyrat me te mira per ta patur lojen nen kontroll ku padyshim futja me shpejt e Çobes do t’i jepte nje tjeter rrjedhe lojes se shkodraneve.

Gjithsesi Brdariç e ka pervojen e duhur per ta drejtuar skuadren, por frigohem nga “keshilltaret’ e tij qe ende nuk kane besimin e plote tek i shpejti Çoba qe padyshim edhe ne ato pak minuta qe eshte aktivizuar, ka treguar se eshte nje futbollist me te ardhme.
*Autori eshte trajner futbolli