Shtate titujt kampion dhe shtate Kupat e Shqiperise te fituara me Vllaznise si dhe sukseset ne arenen nderkombetare me Vllaznine e femrave, kane bere qe SK Vllaznia te nderoje presidentin e ketij ekipi Lazer Matija me nje “Mirenjohje”.

Gjate dorezimit te saj, drejtori Mark Kroqi ka folur me konsideraten me te larte per kete njeri i cili po ben shume per futbollin shkodran dhe sukseset nuk jane rastesi.

“Sikur të mos kishte qënë prezenca në krye të këtij ekipi të presidentit Lazër Matija, ne nuk do të kishim qënë në këto momente suksesi të Vllaznisë së futbollit të femrave.

Një person ky që kam pasur fatin ta njoh dhe të bashkëpunoj prej së afërmi me të në rrugën e sukseseve kuqeblu. Ai eshte nje shembull i suksesit dhe duhet te ndiqet edhe nga te tjeret.

Dhe, jo vetem Lazri, por edhe familja e tij është e përkushtuar në arritjen e këtyre rezultateve.

Këto janë një familje prej pesë vetëve, por në fakt janë një familje prej 30 vetëve, pasi janë të përfshira edhe vajzat futbolliste në këtë familje të madhe të sportit”-, tha ndër të tjera drejtori i Sport Klub Vllaznia Mark Kroqi gjatë ceremonisë së zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/