Vllaznia e bukur, Vllaznia ndryshe tashmë është një realitet për të gjithë. Vendi i parë që aktualisht ajo mban në renditje, për shumëkush nuk është rastësi, ndonëse ka edhe prej atyre që mendojnë ndryshe.

Dhe njëri nga ato që vlerëson skuadrën shkodrane është edhe kapiteni i Teutës Renato Arapi. Gjatë një prononcimi në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, mbrojtësi durrsak është shprehur:

“Në rradhë të parë dua të përgëzoj klubin Vllaznia për ekipin që ka ndërtuar. Kemi luajtur dy ndeshje miqësore me ta dhe na kanë vënë shumë në vështirësi.

Janë një ekip shumë i organizuar taktikisht dhe lojtarët nuk dalin kurrë nga detyrat e dhëna nga trajneri. Kanë në përbërje lojtarë që bëjnë maksimumin në të dy fazat e lojës. Për këtë arsye, meritojnë komplimentet”- ka thënë ai.

Këto fjalë të thënë janë një konstatim i Arapit. Kuptohet që Teuta, skuadra që konsiderohet një nga pretendentet kryesore për titullin kampion këtë sezon, e ka të qartë se përveç ekipeve të tjera që kanë menduar si rivalë, tani duhet të mendojnë edhe për Vllazninë./SHKODRA-SPORT.COM/