Ne perfundim te fazes se pare, kur Vllaznia eshte ndeshur dhe njohur me te gjitha skuadrat e tjera rivale, eshte normale te analizohet ecuria dhe rendimenti i skuadres ne 9 javet e para te kampionatit si edhe te realizohet nje feedback pozitiv me qellimin per vazhduar kampionatin ne menyren sa me te mire dhe per t’iu afruar sa me pare objektivave te percaktuara ne fillim te sezonit. Per kete qellim, deshiroj te ndalem sot dhe te komentoj dy statistika te fazes se pare ne lidhje me rendimentin e skuadres tone te zemres.

Po te hapim tabelat e klasifikimit te Superliges ne perfundim te sezoneve te shkuara, do te dallojme qe shpesh skuadrat kampione kane grumbulluar mbi 70 pike pas kater fazave te kampionatit. Mjafton te pjestojme kete shume te pikeve me numerin 36 te ndeshjeve per te nxjerre mesataren perafersisht 2 pike per ndeshje, si rendiment me te cilin duhet te udhetoje pak a shume nje skuader pretendente per titull.

Ne perfundim te fazes se pare, Vllaznia pas 9 ndeshjeve ndodhet ne vendin e katert ne tabelen e klasifikimit dhe ka grumbulluar 14-te pike. Kjo do te thote se skuadra jone  e zemres ka rrugetuar me nje rendiment prej 1,55 pike per ndeshje, ndryshe dhe 0,55 pike me pak per ndeshje nga Partizani i vendit te pare qe po ecen me nje rendiment shume te mire, pikerisht me nje mesatare prej 2,1 pike per ndeshje.

Nje situate e tille, persa i perket pikeve dhe pozicionit te katert ne klasifikim, nuk eshte aspak alarmante per momentin, pasi kampionati eshte i gjate dhe jane per t’u luajtur edhe tre faza te tjera. Mjaftojne dy apo tre fitore rradhasi menjehere ne fazen e dyte dhe Vllaznia mund te rekuperoje çfare ka leshuar ne fazen e pare dhe te vazhdoje rrugetimin me rendimentin e nje skuadre te vertete pretendente per titullin kampion.

Problemi qendron ne faktin se Vllaznia mund te beje apo jo me te vertete kthesen ne fazen e dyte dhe ne vazhdim!? Ne shpresojme dhe deshirojme te gjithe nje gje te tille, por skuadra me çfare ka treguar ne performancat e saj ne fushen e blerte gjate fazes se pare duket sikur ka zbehur optimizmin dhe entuziazmin qe duhet te mbreteroje ne te gjithe ambjentin shkodran.

Deshiroj te sjell shembull nje statistike tjeter te fazes se pare, qe ndoshta anashkalohet nga te gjithe, por qe eshte shume domethënëse ne analizimin e rendimentit te Vllaznise dhe identifikimin e problemeve te mundshme ku mund dhe duhet te permisoje ajo. Persa i perket rendimentit gjate pjeseve te para ne 9 ndeshjet e luajtura deri tani, Vllaznia ze vendin e pare si skuadra qe ka grumbulluar me shume pike nga te gjitha skuadrat e tjera, pikerisht plot 17 pike. Ndersa persa i perket klasifikimit vetem per pjeset e dyta, per çudine e te gjitheve Vllaznia ze vendin e fundit me vetem 6 pike.

Kjo statistike, me pak fjale tregon qe Vllaznia ka filluar e realizuar ndeshjet gjate 45 minutave te para me mire se te gjitha skuadrat e tjera, por gjate pjeseve te dyta ka treguar shume luhatje te cilat bejne qe ajo te jete skuadra me  rendimentin me te ulet se te gjitha skuadrat e tjera te Superliges. Mendoj qe pikerisht tek kjo statistike duhet te fillojne se pari te analizohen arsyet, te njihen gabimet dhe te korrigjohen ato sa me shpejt dhe sakte ne menyre qe te mos perseriten me.

Arsyet e rezultateve negative ne pjeset e dyta mund te jene nga me te ndryshmet, por nga jashte ne mund te marrim pershembull ato me kryesoret; Mungesa e pregatitjes se duhur fizike per te perballuar te gjitha  90-te minutat me te njejtin intensitet dhe energji psiko – fizike mund te jete nje nder faktoret kryesore qe ndikon per keq. Nje tjeter arsye mund te jete mungesa e lojtarve te duhur dhe me te njejtin nivel si titullaret, per te hyre ne loje dhe ndihmuar skuadren gjate ndeshjeve ne vazhdim. Gjithashtu, pa dashur t’i mungoj rrespekt e vleresim askujt,  arsye te tjera mund te jene edhe mangesia e administrimit te ndeshjeve ne vazhdim, modifikimet apo ndryshimet taktike te gabuara gjate lojes, nderrimet jo te duhura te lojtarve etj etj.

Kuptohet shembujt me siper nuk jane per te kritikuar apo demtuar asnjeri, por thjesht ato jane arsyetime dhe mendime profesionale te shoqeruara edhe me deshiren e mire per te pare nje feedback pozitiv te vertete tek Vllaznia dhe rikthimin e saj sa me shpejt si pretendete e denje per titullin kampion ne kete sezon. Askush me mire se stafi teknik dhe lojtaret mund ta realizojne kete. Ato njohin me se miri dhe nga afer te gjitha problematikat. Gjithashtu kane edhe te gjitha kushtet dhe aftesite e duhura per t’ja dalur me sukses dhe  gezuar zemrat e te gjithe neve qe duam vetem dhe vetem te miren e Vllaznise se qytetit tone.
*Eugent Zeka me pare ka punuar si drejtor sportiv prane KF Vllaznia