Çeshtja e rinovimit apo jo te Edi Reja me kombetaren shqiptare, eshte kthyer ne nje teme diskutimi ne ambjentin sportiv te vendit tone. Alban Tafaj u shpreh se Edi Reja ishte një “domosdoshmëri” për ekipin Kombëtar dhe se duhej t’i rinovohej kontrata në emisionin “Sport News Plus”.

Me anë të një komenti, ish-futbollisti i Kombëtares, Saimir Patushi, i ka dal kundër specialistit të Departamentit të Edukimit në FSHF, duke u shprehur se Reja nuk duhet të jetë më trajneri i Kombëtares.

“Bobobobo çfarë turpi dhe çfarë tallje i bëhet Kombëtares se Reja qenka i domosdoshëm. Po ai me zor qëndron në këmbë e jo të trajnojë. O Alban se zure vendin e fundit në grupin amator që mbylle para një muaji.

Hiqeni sa më shpejtë se i kanë mbaruar energjitë për futbollin Rejës. Dhe unë e kisha dëshirën të luaja prapë në Superligë, po ja që pensionohesh Bano”, ishin fjalët e para të Patushit.

Trajnerit Reja i mbaron ne muajin nentor kontrata qe ka me Federaten Shqiprare te Futbollit dhe nuk perjashtohet mundesia qe ai te rinovoje serish ndonese ne opinion kane filluar te dalin edhe emrat e pare si zevendesuesit e mundshem te tij.