Ka shumë fëmijë dhe lojtarë të rinj që janë të prirur për të luajtur futboll. Më të mirët edhe seleksionohen dhe zgjidhen gjithashtu nga klube të ndryshme, por me kalimin e viteve shumë prej tyre, jo vetem qe nuk arrijne ne eliten e futbolliti, por edhe ndalojnë së luajturi dhe braktisin futbollin përgjithmonë.

Duhet të reflektojme e mendojmë me kujdes dhe seriozisht pse ndodh ky fakt. Do të ishte korrekte dhe e ndershme nga ana profesionale të kërkohen arsyet edhe në projektet dhe programet e punës së klubeve sportive prane akademive, në vend që të justifikohemi duke fajesuar gjithmone fëmijët apo prindërit e tyre.

Është e vërtetë që jo të gjithë fëmijët dhe të rinjtë mund të bëhen lojtarë profesionistë, por të gjithë ato ëndërrojnë dhe duan të luajnë futboll me të njëjtin pasion. Për këtë duhet të përkushtohemi dhe t’i japim rëndësi të gjithëve, duke punuar dhe menduar sikur secili prej atyre mund të jetë kampioni i vërtetë në të ardhmen e afërt.

Do t’i ftoja të gjithë të përdorin pak ndjeshmëri dhe të përpiqen të hyjnë në boten e brendeshme te fëmijëve dhe të rinjve, për të kuptuar botën e tyre dhe për rrjedhojë të reflektojnë për angazhimin dhe punën ne sherbim te atyre. Edhe ne të rriturit kemi qenë dikur fëmijë. Nuk duhet të harrojmë. Gjithashtu, edhe nuk duhet të braktisim kurrë fëmijën që ishte në secilin prej nesh.

Le të përpiqemi për një moment me mendje të kthehemi pas ne kohe ose të paktën të kujtojmë fëmijët që kemi qenë dikur. Pas kësaj, le te përpiqemi të analizojmë me kokën e sotme punën e ish-trajnerve dhe instruktorve tanë të futbollit që kemi pasur dhe njohur. Do të thosha të gjithë, si fëmijë shkonim gjithmonë për t’u stërvitur dhe bënim gjithçka që trajnerët thoshin dhe urdhëronin, absolutisht gjithçka, duke filluar me xhirot e vrapimit rreth fushës (si Maghelani nëpër botë) dhe duke përfunduar me radhën e zakonshme në qendër të fushës (si në radhë tek McDonald’s) për të shkuar dhe për të bërë ndonjë goditje në portë.

Me këtë, ne absolutisht duhet të gjykojmë keq trajnerët e kaluar. Sigurisht që të gjithë ato kanë qenë njerëz të mirë dhe trajnerë të ndershëm që kanë bërë më të mirën dhe kanë dhënë gjithçka në fushë, por arsyetimi im i referohet diçkaje tjetër.

Për ta kuptuar më mirë, fillimisht jap shembullin e një muratori që mund të ndërtojë një mur brenda pak ditësh. Nëse ai e bën gabim dhe bën murin e shtrember, sigurisht që mund ta rregullojë atë duke e rrëzuar dhe ta bëjë përsëri nga fillimi. Në maksimum do të humbasë vetëm disa ditë të tjera. Ndersa në futboll eshte ndryshe.

Për të ndërtuar dhe formuar një futbollist duhen shume e shume vite. Për këtë arsye, nëse ndërtohet gabim dhe jo korrekt një lojtar futbolli, më pas bëhet e pamundur të kthehet prapa në kohë dhe të fillohet nga e para. Tani mendoj se kuptimi i fjalëve të mia dhe ajo që dua të them është e qartë, absolutisht pa i munguar rrespekt askujt.

Fëmijët e sotëm që pushojnë së luajturi apo nuk arrijne ne eliten e futbollit, nuk janë vetëm realiteti i trishtuar i fakteve, por ata janë dhe përfaqësojnë gjithashtu edhe atë të ardhme për të cilën kane premtuar dhe filluar të ndërtojne dhjetë apo pesëmbëdhjetë vite më parë. Duke kujtuar shembullin e muratorit të mësipërm, sot për fat të keq nuk është e mundur të kthehemi prapa në kohë, dhjetë a pesëmbëdhjetë vite më parë për të filluar nga e para.

Ajo që është bërë nuk mund të ndryshohet apo zhbëhet. Për këtë arsye do të ftoja të gjithë punonjësit dhe eprorët e klubeve sportive që të reflektojnë mirë profesionalisht dhe të bëjnë që feedback i tyre pozitiv të funksionojë kryesisht mbi metodat dhe programet e tyre të punës prane akademive te futbollit.

(P.S. E imja është vetëm një pikë reflektimi, pa i munguar rrespekt askujt).