Partizani është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ardhshëm dhe trajneri Mehmeti pret tre lojtarë në skuadrën e tij.

Gledi Mici dhe Victor Da Silva janë pranë kalimit te “Demat e kuq”. I pari luan si mbrojtës i majtë, kurse tjetri si sulmues anësor ose i dytë.

Partizani, sipas Panorama Sport, dëshiron edhe ganezin Alfred Mensah.

22-vjeçari shënoi 9 gola vjet me korçarët dhe ka disa oferta, më e rëndësishmja një nga Izraeli.