Altin Rraklli është i mendimit se Armando Broja është shumë i fryrë mediatikisht. Ai u shpreh se Broja nuk është as Messi dhe as Ronaldo, ndërsa theksoi se sulmuesi duhet të mësojë të luajë për ekipin.Rraklli shtoi edhe se në dy raste gjatë ndeshjes po të pasonte Broja, do të shënoheshin dy gola të sigurt.

“M’u duk sikur futbollistët e Shqipërisë menduan se janë shpallur kampion bote. Broja është fryrë shumë mediatikisht, më shumë se duhet. Po flas për ju mediat dhe njerëzit e FSHF që e vlerësojnë aq shumë Brojën. Nuk është as Messi, nuk është as Ronaldo. Broja duhet të mësojë që të luajë për ekipin.

Ishin dy raste gjatë ndeshjes që po të pasonte Broja, ua them se ishin dy gola të sigurt. Nuk shërbeu dhe donte të bënte gola vet nga pozicion i pamundur fare, thjesht se e bëri me Hungarinë.

Megjithatë jo, nuk bëhet kështu. Shqipëria nuk është Southamptoni, që ti luan si të duash se ke 40-ndeshje për të luajtur në sezon dhe i rregullon gabimet. Nuk bëhet sipas kokës tënde te Kombëtarja.

Këtë duhet të kuptojnë futbollistët që bëjnë këto gabime apo edhe Etrit Berisha që bëri atë gabimin skandaloz, që në vend të nxjerrë topin në goditje këndi pas asaj gjuajtje, i lë golin sulmuesit të Izraelit. Janë gabime shumë të rënda këto”,-mbylli prononcimin e tij, ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Rraklli.
Maringlen ZHIVANI