Strategjite dhe objektivat qe ndjekin klubet e futbollit jane nga me te ndryshmet dhe ato bazohen mbi projektet e tyre qe mund te jene me afat te shkurter, te mesem apo te gjate. Ato me afat te shkurter dhe te mesem, jane projekte qe zgjasin nga nje deri ne tre vite dhe permes se cilave kerkohen sukseset menjehere. Projektet e tilla detyrojne klubet te bejne investime te medha duke afruar me te miret lojtare dhe trajnere, me qellimin per te fituar trofete brenda nje afati sa me te shkurter.

Strategjia e klubit Vllaznia qe po ndjek ne prag te sezonit te ri futbollistik, eshte e qarte per te gjithe qe nuk eshte e njejte me ato te viteve te fundit, gjate te cilave eshte investuar shume duke kerkuar per te fituar titullin kampion menjehere. Nuk duhet harruar qe nje strategji e tille, pavaresisht se nuk eshte arritur titulli kampion, dy here nder tre vite solli fitoren e Kupes se Shqiperise ne Shkoder dhe çdo vit kualifikimin per ne elimatoret e Kupave te Evropes.

Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet qe kane detyruar apo bindur drejtuesit e klubit Vllaznia per te ndjekur tjeter strategji dhe pse jo per te rindertuar nje projekt te ri sportiv me afat te gjate prane saj. Levizjet e shumta te merkatos, si ne dalje ashtu edhe ne hyrje per klubin, jane shenja te nje revolucioni (nese do ta quaja keshtu) ne lidhje me strategjine e re dhe politiken sportive te klubit.

Personalisht une pelqej projektet me afat te gjate ne futboll, te cilat me te vertete nuk dhurojne suksesin dhe trofete menjehere, por me pas ato sjellin nje cikel prej disa vitesh me stabilitet ne rendiment dhe suksese. Shembujt jane te shumte ne boten e futbollit, por mjafton te kujtojme projektin me afat te gjate te Skenderbeut per shembull, qe per shume vite me rradhe e beri dhe mbajti ate skuadren me te mire dhe me te sukseseshme te Shqiperise.

Sot, Vllaznia shpresoj e uroj qe te kete ndermarre me te vertete ne zbatim nje projekt te tille, me qellimin qe ne nje te ardhme te arrije edhe ajo te realizoje nje cikel shumevjeçar te mbushur me suksese dhe performanca te denja per historine dhe emrin e madh qe klubi mban. Asgje eshte e pamundur ne futboll. Vllaznia i ka te gjitha mundesite per t’ja arritur qellimit te saj.

Une shprehem pozitivisht per nje projekt te tille, pasi themelore per ate behet investimi tek akademia e Vllaznise dhe si rrjedhim edhe promovimi i lojtarve me prejardhje nga ajo dhe gjithe rrethi i Shkodres. Askush me mire se djemte tone kane te zhvilluar ndjenjen e perkatesise dhe ate te kompetivitetit prane skuadres se Vllaznise, qe jane nder karakteristikat kryesore te karakterit sportiv dhe shpirtit agonist qe duhen te kene lojtaret.

Patjeter qe sebashku me ato duhen edhe shume karakteristika te tjera teknike, taktike, fizike, psikologjike etj, por rrethi i Shkodres jo kot quhet fidanishte e futbollit shqiptar. Talentet nuk kane munguar dhe nuk kane per te munguar asnjehere. Ne Shkoder ka lindur futbolli shqiptar. Aty do te vazhdojne te rilindin perseri lojtare si Bizi, Boriçi, Rragami, Vukatana, Zmijani, etj etj etj, emrat e medhenj te te cileve jane pafund. Eshte vetem qeshtje kohe. Vllaznia madheshtore do te rikthehet perseri dhe ajo do te perfaqesohet me sa me shume djem qe kane gjak kuq e blu.