I mungon ekipit te Vllaznise qe nga ndeshja e kampionatit me Partizanin kur u demtua dhe si rrjedhoje u detyrua t’i nenshtrohej nje nderhyrje kirurgjikale ne klavikul. E kemi fjalen per futbollistin Esat Mala.

Ai eshte duke kaluar periudhen e rikuperimit tashme dhe gjerat po shkojne mire, por mesfushori nga Prizreni nuk mund te qendroje dot larg skuadres. Si rrjedhoje ne dy ndeshjet e fundit, si ndaj Erzenit edhe sot ndaj Kukesit ai ka qene i pranishem ne stadium.

Kuptohet ne rolin e tifozit tashme sepse edhe per disa kohe do te jete i pamundur per te luajtur. I shoqeruar nga e fejuara, Mala ka qene prane shokeve te tij te ekipit per t’i mbeshtetur ne ndeshjen ndaj kukesianeve.

E ka ndjekur ndeshjen nga tribuna e stadiumit bashke me Gurishten e Hakajn, te dy keta te pezulluar me kartona kete here, por Mala sigurisht qe ka dashur te jete ne fushe ta ndihmoje skuadren per marrjen e fitores, por e ka patur te pamundur.

Me shume siguri edhe per disa jave ai do te jete serish jo ne gjendjen e duhur per ta bere kete gje. Rikuperimi po shkon ashtu si duhet por i duhet edhe pak kohe. Mbase ne 2-3 javet e fundit te kampionatit dhe ne finalen e kupes mund te jete ne dispozicion te trajnerit Sedloski./SHKODRA-SPORT.COM/