Klasikja e futbollit shqipetar ka qene gjithmone ndeshje e cila ka dhuruar emocjone dhe ndeshje qe ka prodhuar gola, kartona dhe polemika pa fund. Ndeshje te tilla luhen ne fushe dhe ne tribuna sepse te dyja tifozerite mbushin shkallet e stadiumeve dhe ndjekin ekipet kudo ku shkojne.

Ndeshje qe per mendimin tim ka ritem konstant nga fillimi ne fund dhe qe loja nuk bie nen ritem prandaj jo me kot quhet klasikja e futbollit shqipetar. Skuadra e Tiranes ka humbur shume cilesi me largimin e Ismajlgecit dhe Xhixhes por ne Shkoder vjen dhe me mungesen e Aleksit te pezulluar per shkak kartonesh.

Ndersa Vllaznia duhet te kap trenin e fundit per rrugen drejt titullit ku me afrimin e Balajt dhe me rikthimin ne formen e duhur te tij ne sulm gjithçka do te marre ekuilibrat e duhur dhe ndoshta do gjendet zgjidhja e ngerçit te golit pasi Balaj eshte sulmues pyke.

Kjo ndeshje do te jet e ekuilibruar dhe ndoshta episodet pergjate ndeshjes do te vendosin ne fund se kush do te marre piket te cilat ne fund do te thone shume, prandaj mbrojtja e te dyja ekipeve do u duhet shume pune per spastruar topat e ardhur ne zone dhe njekohesisht do u duhet te mbulojne kemba-kembes sulmuesit.