Diten e sotme ne media pashe nje lajm per nderimin e dy figurave te njohura të çiklizmit, ish- sportistit, trajnerit, gjyqtarit dhe drejtuesit Burhan Berisha si dhe ish- çiklistit kampion Agron Huqi.
Te dy ata jane nderuar permes nje ceremonie shume kuptimplote nga Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta, me titullin e larte “Mjeshter i Madh” dhe ne fakt, e kane merituar per ate se çfare kane dhene per kete sport per vite me rradhe.
Por ajo qe me beri te shkruaj keto rreshta, eshte “harresa” per disa emra te tjere te shquar te ketij sporti. Duke qene se jam i lidhur edhe familjarisht, por edhe shpirterisht me kete sport, me ben shume pershtypje qe Presidenti i Republikes apo keshilltareve te tij nuk u ka shkuar ne mend per te nderuar pjestaret e nje familje qe i ka dhene shume ketij sporti, familjes Muriqi.
Dhe ne fakt jane 4 pjestare te saj qe e meritojne kete gje. Duke filluar nga vellai i madh- Fadili, fitues i kater Rretheve Çiklistike ne vitet 1950, 1951, 1952 dhe 1953. Anetar i ekipit kombetar dhe nje nga me te shquarit e ketij sporti gjate ketyre viteve.
Per te vazhduar me Ganine, nje sportist i mire, por mbi te gjitha nje trajner i rradhe. Ai eshte pikerisht njeriu qe ktheu Vllaznine e madhe te çiklizmit ne vitet ’80. Njekohesisht edhe trajner i ekipit tone kombetar.
Pas Fadilit dhe Ganisë, e meriton te nderohet edhe Ruzhdia, vellaiu me i vogel i kesaj familje. Nje çiklist kampion dhe fitues i Rrethit ne vitin 1964, por mbi te gjitha trajner i shkelqyer i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare me arritje te jashtezakonshme si ne arenen kombetare ashtu edhe ate nderkombetare.
Dhe i fundit pjestar i kesaj familjes eshte Fuati, djali i Ganise dhe nipi i Fadilit e Ruzhdise. Pjestar i nje brezi te shkelqyer i Vllaznise se viteve ’80 qe dominonte ne çiklizmin shqiptar. Dhe me pas edhe nje trajner kampion i saj derisa u nda nga jeta pikerisht duke drejtuar stervitjen nga nje aksident fatkeq.
Jashte kesaj kornize te nderimit kurrsesi nuk mund te mbetet edhe nje tjeter kampion i madh, Sytki Tafili, pjestar i asaj tresheje te shkelqyer bashke me te vellane Agimin dhe Brahim Syken. Keta dy te fundit ne fakt e kane marre kete titull, por Sytkia jo sepse askush nuk eshte kujtuar per te.
Ai eshte fitues i Rrethit Çiklistik te Shqiperise si individ ne vitin 1988, ka fituar disa tituj kampion me Vllaznine si ekip dhe ka qene nje nga emrat e shquar te kombetares shqiptare per gati nje dekade me rradhe duke patur edhe shume arritje ne garat nderkombetare.
Fakti qe jeton prej vitesh ne Itali ndoshta ka bere qe ai te “harrohet” por ky nuk eshte justifikim.Ashtu siç nuk eshte justifikim nderimi i kater pjestareve te familjes Muriqi, qe per fat te keq nuk jetojne me asnjeri. Prandaj, ne rolin e gazetarit, ne rolin e njeriut qe i ka njohur nga afer te gjithe keta personazhe te shkelqyera dhe shume te veçanta, me lind per detyre te shkruaj keto rreshta.
Duke shpresuar shume qe t’i lexoje dikush qe ka diçka ne dore dhe per ta çuar zerin deri tek Presidenti i Republikes ne menyre qe ai ta vere ne vend dinjitetin e tyre. Fadil, Gani, Ruzhdi e Fuat Muriqi si dhe Sytki Tafili jane “Mjeshtra te medhenj” ne syrin e njerezve, por nuk kane medaljen nga ky institucion. Dhe kjo duhet bere sa me shpejt te jete e mundur.
Gjergj KOLA