Partizani – vllaznia, Penallti apo jo Penallti.

Sinqerisht do të më vinte zor në qofte se do të pretendoja që nuk ishte Penallti. Pse?

Sepse rregullorja thotë në një nga pikat e saj se “në qofte se dora apo krahi e ka zmadhu artificialisht siperfaqen e mbulume të trupit me dorë ose me krahe asht penallti gja e cila ndodhi në kët ndeshje, sepse po të shohim në momentin e gjuajtjes se topit nga lojtari i Vllaznise mbrojtesi i partizanit kryn dy proçese i hap dhe i ngushton krahet dhe pengon topin të hyje në rrjete.

Dhe e dyta asht fakti ma kryesor sepse lojtari ndodhet mbas portierit dhe konsiderohet si lojtar i fundit dhe se rreziku asht shumë ma i madh të hyj topi në rrjete se kur të ishte me portier te porta.

Turp gazetareve, turp trajnerit të partizanit që bejne skandale të tilla. Fundi i fundit arbitrimi ishte shumë i mire, i rregullt për të dyja palet dhe shumë I. ekuilibrum. Fitore e merituar 100 %.