Pasditen e se merkures, Vllaznia e futbollit te femrave na beri krenare te gjitheve. Ajo fitoi 2-1 ndaj ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv ne nje ndeshje qe prodhoi shume emocione, me ate kualifikim qe erdhi ne minutat e fundit.
Dhe sot kampionia jone e sheh veten si asnje ekip tjeter shqiptar, per here te pare ne 16-shen me te mire te Europes. Nje arritje e jashtezakonshme, nje arritje historike e ketij ekipi qe ka sakrifikuar shume per te ardhur deri ketu.
Dhe nese ka njeri qe duhet te veçosh, padyshim qe ai eshte presidenti Lazer Matija. Nje personazh qe i ben nder futbollit. Nje njeri qe flet pak dhe punon shume. Ai sakrifikoi shume per vite me rradhe, duke shpenzuar parate e familjes se tij dhe nuk u merzit asnjehere ne kerkim te suksesit, kuptohet i pamposhtur nga pasioni per futbollin.
Une dua te falenderoj te gjitha vajzat e ekipit te Vllaznise, stafin teknik i cili ka punuar pa u lodhur me ta, ne kerkim te kesaj arritje historike dhe padyshim qe ata tashme ndjehen te plotesuara. Por kjo arritje nuk duhet te mbese thjesht me nje falenderim ne rrjetet sociale.
Une propozoj qe Keshilli Bashkiak Shkoder ne mbledhjen e tij te rradhes t’i akordoje nje titull te larte ketij ekipi dhe presidentit Lazer Matija. Ky eshte minimumi qe ata duhet te bejne sepse deri me sot, nuk kane bere asgje tjeter per ta mbeshtetur ate.
Ky ekip ka hyre si asnje ekip tjeter shqiptar, ne 16 skuadrat me te mira te Europes dhe do na sjelle ne Shkoder emra te tille si Barcelona, Reali, PSG, Arsenal, Çelsi, Lion, Wolfsburg apo dhe ndonje tjeter dhe kjo eshte diçka e jashtezakonshme per kete qytet dhe nje reklame e mire edhe per Shqiperine.Ky ekip ka nevoje edhe per mbeshtetje. Ka nevoje per sponsore, ka nevoje per t’i patur te gjithe prane tashme sepse ai ka hyre ne nivele te larta.