Vllaznia fitoi mbreme ndaj Bylisit me shume veshtiresi, ne nje ndeshje qe mund te kishte patur edhe rezultat tjeter. Ajo qe mund te them eshte se kjo Vllaznia nuk po bind as me loje dhe as me kondicion fizik.

Disi e çuditshme kjo e fundit sepse ekipi ka zhvilluar gjate veres dy faza pergatitore, megjithate vazhdon te shfaqe mangesi fizike dhe jo vetem. Edhe ne aspektin taktik, ai nuk eshte aty ku duhet te jete. Pas minutes se 60-te, Vllaznia dorezohet ne fushe.

Per me teper, vihet re se nuk ka harmoni ne mes reparteve dhe loja nuk ngjitet per asnje moment aty ku duhet. Ne shpresojme qe gjerat te marrin rrjedhe tjeter sa me shpejt te jete e mundur sepse javet kalojne. Nuk e dime realisht se çfare po ndodhe dhe nese ka mungese deshire e stafit apo lojtareve per te bere punen e tyre.

Po degjoj shpesh te thuhet “sulmi, sulmi”. Te mos harrojme se sulmi i Vllaznise ka kosto me shume se te gjithe ekipet e Superliges. Atehere lind pyetja: Kush i ka testuar keto futbolliste para t’i marrin? Kush dha OK-in per marrjen e tyre, trajneri apo drejtori teknik?

Faza e pare u mbyll pa harmonine ne mes tifozerise dhe ekipit. 9 jave te kaluara dhe Vllaznia ende nuk ka marre duatrokitjet e merituara nga ana e tifozeve. Vllaznia e Brdariç ishte me e bukur se kjo e sotmja, e cila eshte pa ritem, pa ide dhe pa spektakel. Ajo e Brdariç kishte grinte, harmoni dhe dhuronte spektakel.

Si ka mundesi qe nje 19 vjeçar pa kosto financiare si Alivoda, apo nje 20 vjeçar si Smajli jane me konstant dhe te pelqyer nga opinioni sportiv ne Shkoder, sesa te tjeret qe jane blere shume shtrenjte!!!

Trajnerit Josa i duhet nje analize e forte per te korigjuar lojen, per te rikthyer harmonine ne grup e per te realizuar objektivat. Per Josen ne fakt kemi me shume respekt se per trajneret- shoket tone shkodrane, por ai duhet te reflektoje. Shkodra nuk pranone futboll duke pare lojtaret te shtrihen ne fushen e lojes per te kaluar minutat.

Kjo eshte Vllaznia e madhe e Bizit, Rragamit, Zheges, Ndojes etj dhe duhet te riktheje traditen e futbollit te bukur serish. Kjo eshte detyra e stafit teknik, pavaresisht se tashme kane filluar te dalin ne skene edhe problemet me merkaton. Kane ardhur shume lojtare qe nuk vlejne dhe une pyes: Kush mban pergjegjesi per to?

Ajo qe dua te perseris, eshte se opinioni sportiv ne Shkoder, ashtu si dhe une, jemi te zhgenjyer nga paraqitjet e skuadres tone, Vllaznise dhe reagimi i tyre erdhi: Dje ndaj Bylisit, stadiumi ishte thuajse bosh. Per kete arsye, te gjithe drejtuesit e Vllaznise duhet te reflektojne sa me pare per te na rikthyer ate skuader qe i kenaq te gjithe me lojen e bukur.