Sfida ne fushen e lojes ndaj Real Madrid nuk ka qene e vetmja per Vllaznine e femrave. Nje sfide me vehte per te, padyshim ka qene organizimi i kesaj ndeshje te nje cilesie te larte e cila vjen per here te pare ne vendin tone dhe per ta realizuar ashtu si duhet, padyshim qe ka dashur nje angazhim te madh te shume strukturave.

KFF Vllaznia ka marre tashme edhe raportin e delegateve te UEFA-s te cilet kane qene te pranishem ne Shkoder per kete ndeshje, raport ne te cilin kuptohet qe jane lene edhe detyra per t’u rregulluar per ndeshjet e ardhshme, por nga ana tjeter, ka shprehur edhe vleresimin per menyren e organizimit te kesaj ndeshje.

Me te marre kete raport drejtuesit e KFF Vllaznia kane shperndare per mediat edhe nje leter falenderuese per te gjithe ata qe kontribuan ne mbarevajtjen e kesaj ndeshje shume te rendesishme, leter te cilen e keni me poshte:

Letër Falenderuese

Ekipi i Futbollit të Femrave Vllaznia zhvilloi ndeshjen e parë në fazën e grupeve në “UEFA Ëomen’s Champions League” kundër Real Madrid ditën e enjte me datë 20 tetor 2022.

Kjo ndeshje ishte e veçantë jo vetëm për ekipin, por për mbarë qytetin dhe më gjerë, sepse përveç paraqitjes në fushën e lojës, klubi kishte edhe një sfidë tjetër, atë të organizimit të ndeshjes për shkak të standarteve të larta që UEFA kërkon në këtë nivel.

Duke marrë shkas nga raporti i delegatëve të UEFA-s dhe drejtuesve të Real Madrid, ato specifikuan disa detyra tëcilat janë plotësisht të realizueshme për ndeshjet e tjera, por mbi të gjitha u shprehën shumë të kënaqur për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Me këtë rast, Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia, falenderon dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ato persona dhe institucione që kontribuan në zhvillimin e kësaj ndeshjeje.

Falenderojmë:

1.Bashkinë Shkodër ër rregullimin e territorit përpara dhe Brenda stadiumit në kohë rekord.

2.Klubin e Futbollit Vllaznia, veçanërisht presidentin z.Alban Xhaferi që vuri në dispozicion të gjithë stafet për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.

3.Federatën Shqiptare të Futbollit për ngritjen e grupeve të punës që kjo ndeshje të ishte model në organizim.

4.Policinë e Rendit, Policinë Bashkiake dhe Security, të cilët e bënë detyrën e tyre në perfeksion duke mos patur asnjë problematikë si Brenda dhe jashtë stadiumit gjatë zhvillimit të ndeshjes.

5.Median sportive të Shkodës dhe më gjerë, të cilat ishin gjatë gjithë kohës në promovimin dhe pasqyrimin e kësaj ndeshje të rëndësishme.

Mbi të gjitha, falenderojmë qytetarët e Shkodrës dhe tifozat që ishin të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” duke e mbështetur ekipin për 90 minuta dhe treguan qytetari dhe kulturë të lartë qytetare dhe sportive.

Edhe pse ekipi humbi ndeshjen, falenderojmë vajzat për sakrificën dhe shpirtin e garës duke patur përballë një emër të madh si Reali i Madridit.

Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia i premton mbështetësve të tij që në teardhmen do të ketë performance pozitive dhe do kërkojmë që të marrim më të mirën në çdo ndeshje.
Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia