Tashme u mbushe kupa. Boll ma! Eshte nje akuze qe i drejtohet gjyqtareve te futbolli dhe nje shfrim i futbollisteve dhe trajnereve. Ka nje paralele ne keto akuza ndaj gjyqtareve. Bile shume origjinale dhe te besueshme.
Nga stadiumi “Loro Boriçi” i qytetit te Shkodres, ku futbolli eshte tashme fe, ne stadiumin mitik “Diego Armando Maradona”, me pare ne Shkoder e nje dite me pas ne Napoli te Italise te kete nje analogji aq prefekte, ne reagimet ndaj gjyqtareve dhe fantazmes VAR.
Dikush mund te me korigjoje ku Napoli e ku Shkodra, si i thone nje fjale “hane Bagdat” ne kete paralele. Por une them sesa vuajtje, dhembje e diskriminime shkaktohen nga nje vershellime e nxituar apo nje hezitim me dashje apo per moskopetence profesionale per te vershllyer, tek futbollistet, trajneret dhe sportdashesit.
Ne takimin Teuta- Vllaznia ne minuten ekstreme te 99-te arbitri i takimit heziton per te vershellyer ndaj pozicionit jashte loje te Kotobellos qe dha nje asist per Ivanoviç, qe shenoi golin e barazimit 1-1, duke i hequr nga duart nje fitore te merituar shkodraneve.
Kapiteni Erdenis Gurishta qe njihet per personalitetin e tij aq origjinal, mbas kesaj padrejtesije shperthen ne emer te shokeve dhe trajnereve: “Arsyeja pse nuk anulohet ky gol (goli i Ivanovicit)? Çdo jave ne thojme mos flisni per arbitrimin, por shihet qarte qe per çdo jave jemi te penelizuar. MOS LUANI ME DJERSEN TONE”!
Nuk eshte luajtje as ne xhami as ne kishe, por nje akuze. Po varet sa e vlereson FSHF shkodrani i nderuar e i respektuar qe mbulon sektorin e gjyqtareve ne FSHF, Fatbardh Jera.
Dhe nje dite me pas pasi kam ndjekur ne DAZN kryendeshjen e javes se 33-te kampionatit SERIA A ne Itali, Napoli – Roma, ku skuadres napolitane i duhej fitorja per te vazhduar garen per titullin kampion ne lufte me Milan e Inter, gjyqtari i ndeshjes Di Bello po shihej qarte se po penalizonte Romen, kam degjuar nje ligjerate analoge me ate te Gurishtes, e shprehur nga trajneri i mirenjohur i Romes, MOURINHO ne adrese te gjyqtarit.
“Per çfare e kam fjalen? Ishte nje iku per Zaniolo, nuk u dha nje penallti per Zaniolo dhe pastaj shume te tjera. BOLL MA. DUAM RESPEKT PER TIFOZET QE JANE NE SHTEPI. Dhe une kam te drejte te luaj shanset e mia”.
Dhe vleresimi per Di Bello nga La gazetta Dello Sport me note negative 4.5. Patjeter dhe penalizim per javet ne vazhdim. Po ne Tirane a merret kush me gjyqtarin e ndeshjes Vllaznia – Teuta, Erjon Bastari?
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 19.04.2022