E shkarkuan, e rikthyen, terhoqen dekleratat, ulun armet dhe armepushim. Trajneri kroato-gjerman qe ka mbajtur te gjalle atmosferen e tifozerise shkodrane,q e ka zgjuar deshira e endrra per nje mrekulli ne futbollin shkodran, qe mbajti Vllaznine ne krye te renditjes deri me 12 mars, nuk I ka shkuar mendja se punet do te rrokulliseshin ne kete fare menyre.
Edhe drejtori teknik I Vllaznise Djarmati qe ka dhene nje interviste per “Supersport” nuk di ta shpjegoje se çfare ka ndodhur me kete Vllazni, ku per 9 jave jane fituar vetem 7 pike, ku diferenca me pretendentet, me mire me thane vendin e dyte, ishte 9 pike.
Nje pune kolosale, e frymzuar pa dyshim nga donatori z.Xhaferi, I mbeshtetur nga kryebashkiakja Ademi, u shemb jo papritur, pasi shenjat kishin filluar te jepnin nje mpirje te gjithe ekipit, nga portieri e deri tek me I fundit ne pankine.
Humbja me Tiranen ishte nje goditje psikologjike qe mesa shihej se trajneri Brdariç e shikonte te veshtire rikthimin e ekipit ne shina, ndonese kengetari I mirenjohur e dashamires I madh I Vllaznise, Sidrit Bejleri I kishte afruar frymezimin e tij me ate melodi e fjale entuziaste, pikerisht kur Vllaznia kerkonte jo me mbeshtetjen e frymezimin nga stafi drejtues, por edhe nga rradhet e tifozerise shkodrane.
Njezet e kater ore pagjumesie, lodhje psikologjike, pse jo dhe vuajtje shpirterore nga te gjithe protogonistet, situata e krijuar kerkonte nje zgjidhje qe ne rradhe te pare duhej te rikthehej besimi, ndalja e kesaj theqafje si nje frike e nje epidemie, se kushdo qe do te pranonte oferten Z.Xhaferi duhej te mendohej shume se si do ta nxirrte ekipin nga balta.
Por nje fjale e popullit thote nje te vertete se vetem I zoti e nxjerr gomarin nga balta. E keshtu pa dashur te beje kete te vertete si realitet pa ofenduar askend, them se dakordesia per ta mbajtur trajnerin Brdariç, eshte nje zgjidhje jo e imponuar, por nje deshire se ajo pune e djerse e derdhur duhet te kete nje shperblim.
Dhe ja ku vjen e merkura me Kupen e Shqiperise. Edhe me kete trofe shkohet ne Europe, jo vetem me kampionatin. E kete nuk duhet ta beje realitet vetem stafi teknik, por mbi te gjithe futbollistet, te cilet duhet ta pranojne se ne nje futboll profesionist kerkohet mbi te gjitha edhe shpirti I larte ne ndeshje, jo gabime fillestaresh kryesisht ne pasime, goditje e finalizim.
Keshtu le te provohet edhe nje here Brdariç, jo vetem ai por edhe futbollistet qe kane nje kontrate, ku dhe donatori Z.Xhaferi te zhvesh kostumin e zotnillekut, e te veproje me dore te hekurt ndaj prezantimeve te futbollisteve ne vazhdimesi.
Ne se do te ike Jurgen Klopp nga Liverpuli qe sundoi futbollin europian nje sezon me pare dhe tani eshte jashte luftes per titull dhe me njeren kembe ne Europe, ku ka humbur gjashte ndeshje ne “ANFIELD”, atehere le te ike edhe gjermani tjeter Brdariç.
Nje pretendim qe nuk ka ma justifikim ne kete pandemi ku ndeshjet luhen pa spektator,fitova apo humba ne fushen time apo jasht,mbetet absurd.
Namim MEHMETI
Firenze, 13 mars 2021