Vllaznia kryeson prej 17 javesh kampionatin e Kategorise Superiore dhe te gjithe specialistet jane shprehur se kyçi i suksesit te kesaj skuadre eshte forca e grupit sepse ne rradhet e saj nuk ka yje.

Kete me se miri ne fakt e verteton edhe faqja e njohur qe merret me transmerimet e lojtareve ne te gjithe boten- Transfermarkt, e cila e rreshton Vllaznine te pesten ne skuadrat e Superliges sa i takon vleres se lojtareve.

Transfermarkt ka bërë përditësimin e vlerave të ekipeve, pas merkatos. Në Kategorinë Superiore, Partizani merr kryesimin, me një vlerë rreth 5.58 milionë. Të kuqtë kanë afruar në dritaren e transferimeve lojtarë si Ferhan Hasani, Stenio Junior apo dhe Dominguez. Blerje të tilla janë të mëdha për futbollin shqiptar, e kjo e ka shtuar shumë vlerën e Partizanit.

E dyta në rënditje është Tirana me 5.3 milionë euro. Bardheblutë janë treguar të matur në merkato, teksa një goditje që ia vlen të theksojmë është ajo e Taulant Seferi, lojtarit të Kombëtares.
o

Në vend të tre-të është Laçi me 4.73 milionë euro. Kurbinasit kanë qëndruar vend-numëro këtë merkato, duke mos transferuar asnjë lojtarë. Këto janë tre vendet e para, ndersa me pas vjen Kukesi me 4.38 milione euro dhe Vllaznia eshte e pesta teksa vleresohet 4.18 milione euro.

Renditja

Partizani : 5.58 milionë euro

Tirana : 5.30 milionë euro

Laçi : 4.73 milionë euro

Kukësi : 4.38 milionë euro

Vllaznia: 4.18 milione euro

Teuta : 4.10 milionë euro

Kastrioti : 2.85 milionë euro

Skënderbeu : 2.83 milionë euro

Apolonia: 2.48 milione euro

Bylis : 2.45 milionë euro.