U sistemuan rregulloret e kampionateve kombetare nga superiorja e deri tek grupmoshat. Nuk dua te perseris ato konstatime, verejtje, propozime dhe kritika te gazetarit elitar te sportit shqiptar, z.Besnik Dizdari, por ne mungese te reagimit te specialisteve dhe kryesise se FSHF-se, kuptohet se tashma kjo Federate i ka vene zjarrin asaj historie qe kampionati shqiptar do jetoje e mbijetoje me kete formule ekzistuese.
Kam nje ide se me kete formule qe mburret institucioni i futbollit ne Shqiperi, ku nuk mbeti skuader elitare me histori mbi 100 vjeçare pa shijuar daljen ne kategorine e pare dhe avantazhin qe ne superiore t’iu vije rradha qe te luajne lokalitetet dhe kjo pa dashur me i mohuar meriten, sakrificat, mungesen e stadiumeve dhe te bazes materiale.
Kam dyshimin, por pse jo qe mund te ishte edhe nje realitet se po te funkiononin Kombinati i Tekstkleve ne Yzberish, Uzina e Fermentim- Duhanit ne Shkoder, rafineria e. naftes ne Cerrik, pa harruar edhe ndonje ish- nderrmarrje bujqesore, dikush mund thonj po shkruan “endera ne beze”.por kur jane zhdukur nga harta e futbollit shqiptar Elbasani, Kavaja, Lushnja, Berati, Vlona, Fieri, tashme se fundi edhe Korca, ashtu siç po hyjne lokalitet, kishin dale edhe skuadrat e larte permendura.
Mos te harrojme se Kombinati i Tekstileve Tirane. Ish- Shkolla e Bashkuar e oficerave, ka qene pjesmarrese ne kategorine e pare, te tjerat pjesmarrese ne kategorine e dyte e ne Kupat e Shqiperise.
Por ne se nje dite kryesise se FSHF-se do t’i mbushet mendja me argumentue ekuacionin 10 minus 2 dhe plus 2, argumenti kryesor do jete:
“E kemi diskutue nje gje te tille. por ne situaten qe. krijoi lufta ne Ukraine ku çmimi i karburanteve po shkon ne stratosphere, menduam qe Vllaznia te mos udhetoje drejte Veriut, ne Kukes me shume se 150 km dhe ne drejtim te Jugut, ne Ballsh 180 km. Por te luaje vetem me Laçin tek dera e shtepise. skuadrat e Shqiperise se Mesme. Kastrioti, Trana, Partizani, Teuta, Erzeni, Egnatia, ose thene ndryshe “sillu –peshtillu” tek 50 km.
Pra edhe futboll te klasit te pare, edhe sportdashesit kursejne me shume me udhetimetce tyre, por gojet e liga thojne se mund te behet nje kampionat me ma shume se 10 skuadra nese parlamenti miraton ligjin e ndarjes se territorit ne kater Rajone. Pra do te kemi me pare kampionatin rajonal dhe pastaj ate kombetar, finalen e kater kryesueseve te kater rajoneve. Qiqra ne hell…
Namik Mehmeti
Firenze 09.07.2022