Kthimi i Zlatan Ibrahimoviç te Milani nuk është një utopi, përkundrazi. Kjo shihet qartë nga fakti jo vetëm se kuqezinjtë kanë pranuar se janë munduar që të afrojnë lojtarin që në verë e nuk mohojnë se e mirëpresin atë në radhët e tyre, për t’i ndihmuar që të bëjnë një hap para.

Leonardo dhe Maldini kanë pasur kontakte me të në verë dhe siç tregoi ish-mbrojtësi italian për “La Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi i njohur nuk do të ishte problem të menaxhohej në një grup të ri si ai i kuqezinjve.

“Unë nuk besoj se ka lojtarë të cilët zënë shumë vend në dhomat e zhveshjeve. Ata menaxhohen nga klube të forta dhe ne jemi i tillë. Zlatan ishte një ide që kishim në verë, por të kesh në skuadër kampionë është diçka e bukur.

Zlatan ka personalitet dhe është nëj kampion. Në përgjithësi, një skuadër që sheh lart, duhet të ketë lojtarë me personalitet. Lojtarët tanë kanë personalitet, por njerëz si Higuain e Ibrahimoviç ndihmojnë që të tjerët të shprehin potencialin e tyre”, shpjegoi Maldini./vipsport/