Mbrëmja e djeshme ka qenë e veçantë për komunitetin shqiptar në tërësi dhe atë shkodran që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një numër i madh i tyre ka qenë i pranishëm në një ndeshje boksi pikerisht ne disiplinen MMA. Në ring është ngjitur një boksier nga Shkodra, Denis Buzukja.

Për të ka qenë ndeshja e parë e tij në profesionizëm dhe përballë tij ka qenë sportisti Ryan Castro 26 vjeç nga Patchogue.

Dueli në fakt kishte nisur që një ditë më përpara kur në momentin e peshimit, ka patur një “ngacmim” në mes tyre.

Buzukja i ka shtrënguar dorën kundërshtarit por ai nuk ka bërë të njëjtin veprim dhe duket se shkodrani e ka mbajtur mend.

Dhe në ndeshje, nuk ka vonuar shumë që ai t’i përgjigjet. Që në raundin e parë, një grusht i fortë në nofullën e Castros e ka hedhur atë përtokë dhe për rrjedhojë Buzukja është shpallur fitues.

Kjo ka qenë ndeshja e tij e parë në profesionizëm. Më përpara ka patur një karrierë shumë të suksesshme si amator me të rinjtë të shoqëruar me 50 fitore dhe pa asnjë humbje.

Karriera e tij ne boksin profesionist ka nisur mbare dhe me siguri qe edhe ne te ardhmen, ky sportist do te na dhuroje gjera te bukura dhe te tjera fitore te medha.
Gjergj KOLA