Zherom Boateng nuk është më i njëjti. Disa sezone më parë, gjermani konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, por në dy sezonet e fundit nuk ka bërë paraqitje shumë të mira.

Në takimin e djeshëm kundër Holandës, Boateng u dëmtua sërish, duke u kthyer në shtëpi para pjesës tjetër të skuadrës. Lajmin e konfirmoi vetë Federata Gjermane e Futbollit, e cila shkroi:

Zherome Boateng ka udhëtuar në shtëpi herët nga pjesa tjetër e ekipit, për shkak të një problemi në kavilje.

Mbrojtësi i FC Bajern nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Francës të martën.

Trajneri Hoakim Lëv ka 18 lojtarë dhe tre portierë në dispozicion për ndeshjen”./vipsport/