“Nëse luajmë si kundër Skocisë, Shqipërinë e mposhtim pa problem”,- këto ishin fjalët e trajnerit të Izraelit, Hercog në konferencën e tij të djeshme dhe në kampin izraelit janë shumë optimistë për triumf përballë djemve tanë kuqezi.
Mediat izraelite kanë shkruar se kalendari i ngjeshur i Shqipërisë dhe paraqitja e Izraelit kundër Skocisë do të ndikojnë në takimin e sotëm, të dy këto faktorë në favorin e izraelitëve.
Djemtë e Panuçit nuk kanë kryer stërvitje në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, “Turner Stadium”, dhe kjo shihet si një pikë e dobët nga ana e izraelitëve. Kalendari i ngjeshur ka detyruar kombëtaren kuqezi të mos stërvitet dhe ky fakt ka gëzuar jo pak Izraelin./vipsport/