Me dy humbje ne finish, ia humbi shijen e vertete te festes nje kampioneje si Tirana. Nuk marr persiper me kompetence te them se dy humbjet e fundit te saj me Dinamon dhe Kukesin kishin brenda “mish dhie” dhe nje velje nga fitoret qe siguruan titullin e 26-te kampion ne Superlige.
Ajo humbja me Dinamon, nuk i prishi pune asnjehere skuader, si te atyre qe ishin ne lufte per te siguruar nje bilete qe i çonte ne Europe, ashtu edhe ato qe luftonin per mbijetese.
Kampionet nuk deshen ta persekutojne simotren e tyre dhe menduan se percjellja per ne kategorine e pare duke i dhuruar nje fitore, do ta zbuste zemerimin e futbollisteve, stafit dhe sportdashesve te saj qe e menduan Superiore si nje “kafshate qe nuk te mbet ne fyt”. E po mire, le t’i behet qejfi komshinjve…
Por dje, ne javen e permbylljes se kampionatit kombetar, çka ishte pergatite dhe sofra tiranase per te gostite edhe miqte nga verilindja e vendit?
Kukesianet, tifozet, sepse dihet qe skuadra eshte konglomerat ne perberjen e saj, pa perjashtuar edhe ndonje tiranas, nuk kane pase lodhje, udhetuan drejt kryeqytetit per te inkurajuar skuadren e tyre. Pra behej fjale se Kukesi kercenonte kampionet per te siguruar pjesmarrjen ne Europe, te bindur se do te kompesonin ato rezultate zhgenjyese qe u dhuruan ne inagurimin e stadiumit te tyre.
Ne nje dite dhe ne nje ore, kete pretendim e kishte edhe Vllaznia e cila me uljen ne pankine te trajnerit Mirel Josa, ndjenin nje rizgjim, te angazhuar, paveresisht se si rrjedhin ngjarjet, per ta mbyllur kampionatin me dy fitore.
Vemendja padyshim ishte tek stadiumin “Selman Stermasi”, ku kometet dhe videot e portaleve sportive ngazellonin nga festivali i golave qe shenoheshin. Gjithnje udhehiqte Kukesi, biles 2-0, gola qe nuk i shkon per shtat mbrojtjes bardheblu.
Jo lenie me qellim, por nje falje si vellau- vellaut, duke enderruar se ne sezonin e ri Kukesi do te ishte ne vartesi te Tiranes, si Alibeaj me Ramen e Ballen.
Vllaznia e beri detyren e saj por nuk priste qe presidenti Halili dhe trajneri Shehu te festonin bashke me Kukesin trofeun e 26-te te kampionatit shqiptar. Pra Kukesi garonte ne kryeqytet, se prania e Rames ne inagurimin e aeroportit fillimisht, e me pas edhe te stadiumit, do te kishte hijen e tij per te siguruar pjesmarrjen ne Europe.
Urime Kukesi, urime edhe Tirana! Por te jeni te bindur se sportdashesit shkodrane po te ishte shpallur Vllaznia kampione dhe ne ndeshjen e fundit skuadra e tyre do abuzonte me karakterin sportiv, do te kishte braktisur stadiumin “Loro Boriçi”, pa marre pjese ne nje ceremoni ku komentet vazhdonin te marshonin: “Kukesi ne Europe”.
Si rrjedhoje, Vllaznia eshte jashte Europe. Por edhe nje e hidhur ka prapa nje buzeqeshje. Ajo do te luaje finalen e Kupes se Shqiperise me 31 maj me Laçin dhe presidenti Xhaferi e trajneri Josa nuk do te kursehen per te ingranuar Vllaznine e tifozeria shkodrane ta beje festen edhe ne stadium, por kryesisht ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Le te presim, vetem nuk do te mbesim…!
Namik Mehmeti
Firenze, 27 maj 2022