Barazimi pa gola ngjan si ndeshje stervitore, pavaresisht se Kombetares tone ne dy ndeshjet e fundit rastet nuk I munguan por goli do t’i jepte nje tjeter vleresim ekipit, trajnerit Reja e futbollisteve.

Por si Kombetarja po vazhdon te prezantohet edhe Vllaznia, e cila me barazimin e se merkures me Dinamon e kategorise se pare, por me pretendime ne kete sezon per te kapur Superioren, tregoi se e ka te veshtire te çlirohet nga ankthi i gjetjes se rruges per te goditur rrjetat e kundershtarit.

Kete mungese qetesie, sigurie, mjeshtrie drejt rruges se thyerjes se mbrojtjeve e portiereve kundershtare ka manifestuar edhe ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Apollonise qe me sa duket eshte ngjitur me pretendime si Vllaznia ne Superiore.

Duke I shtuar ketyre dy barazimeve pa gola edhe barazimin 0-0 me nenkampionin e edicionit kaluar Kukesin, te krijohet bindja se kete deficit qe trashegohet nga ndeshja ne ndeshje, ku nuk mund te mohohet fakti qe rastet nuk kane munguar per te arrite tek goli, trajneri Brdaric duhet te gjeje defektin e kesaj varferie ne lojen e Vllaznise.

Dhe kur futbollistet shkodrane te kene fituar sigurine e shenimit te golit (edhe ato pak gola qe jane shenuar ne 10 ndeshje miqesore jane jo te mjaftueshem), atehere gjermano-kroati Brdariç do te ndihet edhe me shume komod dhe I gezuar ne pankinen e Vllaznise dhe jashte ambjenteve te stadiumit “Loro Boriçi”.

Le te shpresojme se me fillimin e kampionatit Vllaznia do te tregoje aftesite e saj edhe sa per t’u mbrojtur me kujdes, po me ate aftesi edhe per te shenuar.
Firenze 15.10.2020