Aplikimi i VAR ishte nje revolucion i vonuar ne futboll, u aplikua kur lista e fituesve te pamerituar te europianeve e boteroreve u be e gjate.
Gjithsesi kostoja e aplikimit te ketij sistemi jane vonesat e shumta, ulja e ritmit te ndeshjes dhe nganjehere skena qesharake ku edhe mbas kontrollit disaminutesh me VAR, arbitri nuk merr asnje vendim, si psh ne nje rast gjate ndeshjes se fundit Tirana – Partizani.
A ka zgjidhje!
Sigurisht dhe krejt thjesht: Kontrollin e skenave te diskutueshme dhe vendimmarrjes perkatese ta kete eksklusivisht vetem arbitri ne studion e VAR!
Ai shqyrton rastin ne fjale dhe merr vendim, ndeshja nderpritet vetem qe te ekzekutohet vendimi i tij.
Keshtu VAR vepron me gjithe forcen e tij si nje mjet ndihmes dhe pa pasoja anesore, demtuese per futbollin.
Do te ishte nje risi shqiptare aplikimi nga FSHF dhe shpejt do te kopjohej/aplikohej dhe ne vendet e tjera, si dhe aktivitetet e FIFA-s dhe UEFA-s.
Dhe meqe po marr vesh se vetem FIFA i percakton rregullat e perdorimit te VAR, atehere kjo zgjidhje i drejtohet asaj.