Flamurtari thyen rregulloren në Kategorinë e Dytë. Skuadra vlonjate në ndeshjen e fundit ndaj Përmetit ka aktivizuar 6 lojtarë jashtë Qarkut dhe një gjë e tillë nuk është e lejueshme pasi lejohen që në fushë të luajnë vetëm 5 lojtarë.

Lidhur me këtë thyerje të rregullores nga Flamurtari ka reaguar Labëria, skuadra e Kategorisë së Dytë. Në një postim në faqen zyrtare, Labëri bën me dije se kanë depozituar në FSHF një ankesë pasi sipas tyre Flamurtari po prish garën. Një akuzë e fortë që vjen nga Labëria, ndërsa do të jetë Federata Shqiptare e Futbollit që do të thotë “fjalën e fundit”.

Postimi i Labërisë:

Klubi Futbollit Laberia njofton anetaret dhe dashamiresit e klubit se kane deposituar nje ankese prane Federates Shqiptare te Futbollit kunder Flamurtari FC per thyerje te rregullores se FSHF ne lidhje me rregjistrimin e lojtareve jashte qarkut.

Rregullorja e FSHF lejon klubet e kategorise se dyte te rregjistrojne deri ne 5 lojtare jashte qarkut per aktivizim ne ndeshjet e kampionatit.

Flamurtari FC ka aktivizuar 6 lojtare jashte qarkut ne ndeshjen kunder Permetit dhe Naftetarit, emrat e te cileve jane si me poshte:

1.Odaildo Souza De Oliveria (Brazil)

2. Olsi Gocaj (Shkoder)

3.Denis Pjeshka (Shkoder)

4.Behar Ramadani (Shkoder)

5.Ditmar Bicaj (Lezhe)

6. Aladin Sallaku (Tirane)

Arsyeja per kufizimin e lojtareve jashte qarkut ne kategorine e dyte eshte per tu dhene mundesi klubeve te rrisin dhe promovojne talentet vendase.

Flamurtari FC jo vetem qe prish garen sportive me veprimet e tij te jashteligjshme, por u heq mundesine djemeve te talentuar vlonjate per tu angazhuar dhe rritur profesionalisht ne kete sport.

Ky eshte veprimi i dyte josportiv i Flamurtari FC kete kampionat, i cili i shtohet mashtrimit te javes se pare ku Flamurtari FC, ne perpjekje per te shtyre javen e pare te kampionatit, shpiku semundjen e Covid-it per 4 lojtare te tij, nderkohe qe nuk afroi asnje prove dhe as emrat e lojtareve te infektuar ne kundershtim me rregulloren dhe etiken e FSHF dhe UEFAs-.

Ne ankesen e deposituar prane FSHF, komisionit te disiplines dhe atij te etikes, Klubi i Futbollit Laberia ka kerkuar te merren para per shkeljen e rregullores si dhe respektimin e gares sportive.

Laberia do tju mbaj ne njoftim per cdo mase qe FSHF do te marri ndaj Flamurtari FC per kete shkelje te hapur dhe flagrante dhe per hapat e tjera qe klubi jone do te te marri per te denuar kete veprim shume te demshem per futbollin ne qytetin e Vlores dhe gjithe Laberise.

FORZA LABERIA!!!