Pas dy fitoreve ne dy javet e para ndaj rivaleve me te forte, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte ndalur mbremjen e sotme nga Kamza brenda ne “Qazim Dervishi”.

Ne fakt sipas kalendarit, ndeshja duhet te ishte luajtur ne Kamez, por per shkak te disa punimeve qe po kryhen ne sallen sportive atje, eshte kerkuar mirekuptimi qe kjo ndeshje te luhej ne Shkoder dhe ajo e fazes tjeter pastaj ne Kamez.

Megjithate djemte e drejtuar nga trajneri Eni Llazani nuk e kane patur problem per te luajtur e per te fituar ne Shkoder ne nje ndeshje qe e kane udhehequr nga fillimi e deri ne fund duke sigluar shifrat perfundimtare 99-85 ne favorin e tyre.

Kamza e ka fituar perioden e par ene shifrat 24-14 e me pas te dyten 52-36, rezultat me te cilin dy ekipet kane shkuar ne pushim. E treta eshte mbyllur 75-62 dhe e fundit pra 99-85.

Pas javes se trete te kampionatit, udheheqin me pike te barabarta ne renditje Vllaznia, Tirana e Kamza, çka do te thote se rivaliteti pritet te jete i madh./SHKODRA-SPORT.COM/