Ekipi “Djelmnia shkodrane” U13 ka bere nje paraqitje shume te mire ne turneun e Paqes qe u zhvillua ditet e fundit ne Rovereto te Italise. Ai ka arritur te fitoje 3 ndeshje njera pas tjetres, te barazoje 1 dhe eshte ndalur ne gjysmefinale nga ekipi “Atletik Klub Shkodra”.

Ne ndeshjen e pare skuadra e drejtuar nga trajneret Altin Xhahysa dhe Suad Prençi ka barazuar me “ASD Barbato FOTBALL Akademy” me rezultatin 1-1, ku golin per shkodranet e ka shenuar futbollisti Noel Hajdari.

Ne sfiden e dyte “Djelmnia” eshte ndeshur me “ACD Leno” dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin e thelle 5-0. Golat e kesaj ndeshje per shkodranet jane shenuar nga Ndreu, Albi Ramekaj, Noel Hajdari ndersa dy gola te tjere jane shenuar nga Bregu.

Perballja e trete per “Djelmnia” U13 ka qene me ekipin “ASD altro Garda” te cilen e ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0, ku golin e vetem qe i dha fitoren asaj eshte shenuar nga Duli. Ne ndeshjen e katert eshte ndeshur me “US Marco” te cilen po ashtu e ka fituar, por me rezultatin 3-0, me gola te shenuar nga Ndreu, Dodaj dhe Duli.

Si rrjedhoje e ketyre rezultateve, “Djelmnia shkodrane” U13 mberriti ne gjysmefinale ku shorti e vuri perballe ekipit tjeter shkodran- Atletik. Ky i fundit arriti te fitonte 1-0 duke shkuar ne finale, por pa arritur dot edhe ai te meritonte kupen per kete grupmoshe. Megjithate duhet thene se paraqitjet e dy ekipeve shkodrane kane qene shume te mira ne kete turne ku kane marre pjese ekipe te ndryshme nga shume vende te botes./www.shkodrasport.com/