Friday, March 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Silvan Çokaj*/ Stop sulmeve ndaj trajnerit. Silvinjo duhet të vazhdojë...

Opinion nga Silvan Çokaj*/ Stop sulmeve ndaj trajnerit. Silvinjo duhet të vazhdojë rrugën dhe progresin me Kombëtaren

STOP! Humbja dhemb njësoj si në grupe, si në playoff, si kudo tjetër.

Kjo Kombëtare meriton respekt, mbështetje dhe asnjë kritikë. Kjo Kombëtare na ka bërë krenarë në shumë dimensione dhe aspekte. Jemi një Kombëtare në rritje; kemi treguar që mund të luajmë kundër çdo kundërshtari në botë si të barabartë.

Duhet të kthejmë kokën pas në vite dhe të kuptojmë ku ishim dhe ku jemi. Kjo Kombëtare, në dekadën e fundit, ka bërë progres të jashtëzakonshëm (2 Europiane + playoff i Botërorit).

Ndeshja e mbrëmshme u humb ashtu si edhe mund të fitohej, por ç’rëndësi ka? Jam i bindur që, në pjesën e parë, të gjithë i kemi duartrokitur si lojtarët ashtu edhe Silvinjon. Humbëm ndeshjen në pjesën e dytë për gabime individuale (që janë të diskutueshme), dhe jo për shkak të trajnerit. Ne krijuam raste të rrezikshme shënimi më shumë se Polonia, por fatkeqësisht nuk u finalizuan — jo për shkak të trajnerit, por thjesht sepse fati nuk ishte në anën tonë.

Mos harrojmë se dikur as nuk analizohej apo studiohej Shqipëria nga trajnerët kundërshtarë, ndërsa sot studiohet, komentohet dhe shkruhet për një komb të vogël me një Kombëtare dinjitoze.

Ky mesazh shkon vetëm për disa “specialistë” të futbollit dhe trajnerë që asesi nuk mund të kritikojnë apo të nxjerrin vrer për kolegun e tyre.

Silvinjo duhet të vazhdojë rrugën dhe progresin me Kombëtaren.

*Trajner futbolli

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments