Atletet e Vllaznise e kane nisur mbare vitin 2021. Ne garat e para te ketij viti, pikerisht ato te Kampionati Kombëtar Individual Dimëror në salla te mbyllura te cilat jane zhvilluar ne “Elbasan Arena”, ato kane dominuar ne disa disiplina sportive dhe sakaq, nga ekipi shkodrane kane dale edhe atletet me te mire te aktivitetit si per meshkuj edhe per femra.

Sipas informacionit të marrë nga kryetrajneri i atletikës në Sport Klub Vllaznia, Albert Marashi, në raport me konkuruesit e tjerë, suksesi i atletëve shkodranë ishte i dukshëm, pasi të gjithë arritën të përmirësojnë rezultatet personale për sezonin e dimrit.

Kështu, në bazë të rezultateve të arritura, kampionë individual të Dimrit nga ekipi i Vllaznisë u shpallën këto sportistë:

Lulzim Çengeli – 60 m/ rez 7”16

Franko Burraj – 400 m/ rez 47”87

Muhamet Çengeli – Kërcim së gjati/ 7.10 m

Muhamet Çengeli – Kërcim 3-hapesh/ 15.30 m

Erisa Rrasa-Kërcim së gjati 5.76 m

Sportisti më i mirë i aktivitetit për meshkuj, Franko Burraj

Sportistja më e mirë e aktivitetit për femra, Erisa Rrasa

Ne kete menyre, eshte kurorezuar me sukses puna e bere gjate gjithe kesaj periudhe nga sportistet nen drejtimin e trajnereve Albert Marashi, Dorjan Tafa, Bruno Rrotani dhe Jetmir Jahaj.