Nga Andi Gjurgjej
Sot u be zyrtare afrimi i Albion Avdijajt te Vllaznia. Kishte mjaft emra lojtaresh qe aludoheshin si afrime te mundshme por si perfundim surpriza mban emrin e Avdijajt.
Shtatelarti i sulmit zgjidhi kontraten me Tiranen dhe si lojtar i lire vendosi qe per pjesen e mbetur te sezonit ti bashkohej Vllaznise dhe projektit te saj ambicioz per kete sezon.
Sipas CV-se, Avdijaj nuk eshte nje lojtar pa eksperience pasi ka luajtur ne vende si Gjermani, Zvicer e Danimarke dhe ndoshta kjo e ka bere Vllaznine qe ti besoje atij duke iu ofruar nje nenshkrim kontrate.
Shpresoj qe Albioni “te jete i duhuri” per Vllaznine dhe se bashku me Dilaverin dhe Dungen ta ngrejne ne nivelin e duhur sulmin e Vllaznise, paçka se deri tani nuk kemi hasur fort probleme me fazen ofensive.
Natyrisht qe ai mezi pret te luaje ndeshjen e pare ne Superlige pasi sa ishte pjese e Tiranes nuk zhvilloi asnje ndeshje ne kampionat dhe nuk iu dha mundesia te tregonte veten sa vlen.
Sigurisht qe per te do jete nje kenaqesi e dyfishte te luaje per Vllaznine pasi jo vetem per emri i madh qe ka Vllaznia por edhe per vete pozitat qe skuadra shkodrane ka ne tabelen e klasifikimit do jete nje shtyse per te qe te jape maksimumin dhe ndoshta te shpertheje me kete skuader.
Te gjithe presin me te miren nga Albioni duke bere qe shume njerez dhe mbeshtetes te Vllaznise te kene pritshmeri per te, por kryesorja eshte ta ndjeje peshen e rendesine e faneles se Vllaznise dhe te mos luaje ne fushen e lojes se nje lojtar pa busull.
Ndoshta keto fjale jane heret per tu shprehur per nje lojtar qe akoma ska bere debutimin e pare me ekipin por pritshmerite jane te medhaja per cilesite qe ai zoteron.
Keshtu qe, te keshilloj me shume dashamiresi, ule koken dhe puno fort per te fituar zemren e tifozeve shkodrane dhe per tu bere idhulli i tyre, sepse kurre nuk eshte vone.