Futbollisti i Juventusit Daniele Rugani është goditur nga një tjetër lajm aspak i mirë. E fejuara e tij Mikela Persiko është infektuar me koronavirus prej mbrojtësit juventin.

Vetë partnerja e lojtarit të “Zonjës së Vjetër” e dha lajmin në profilin e saj në “Instagram”, por siguroi të gjithë ndjekësit e saj se është mirë me shëndet.

“Jam pozitive me koronavirus, por doja t’ju siguroja se jam mirë me shëndet! Ju falenderoj shumë për shqetësimin që keni treguar!”, shprehet e fejuara e Ruganit.

Nga ana tjetër, vetë futbollisti iu është drejtuar ndjekësve të tij në rrjetin social “Instagram” duke uruar që rasti i tij “të ketë shërbyer për sensibilizimin e njerëzve për koronavirusin”.

“Jam mirë. Dua t’ju siguroj se nuk kam patur asnjë simptomë serioze nga ato çfarë kemi lexuar dhe e konsideroj veten me fat. Pastaj erdhi një goditje e mirë, sepse jam i pari në këtë ambjent i infektuar me koronavirus dhe shpresoj që të ketë shërbyer sadopak për të ndërgjegjësuar njerëzit, sidomos ata që nuk e kanë kuptuar rëndësinë e këtij problemi”, shpreher Rugani, i cili po qëndron në karantinë në hotelin e Juventusit.