Vllaznia ka nisur fluturimin drejt suksesit dhe tashme nuk di te ndalet. Fitorja e 10-te ne kampionat vjen me nje tjeter loje te bukur e dominuese, duke mundur Kukesin me merite.
Kjo fitore ka entuziazmuar te gjithe Shkodren dhe jo vetem. Loje shume e mire e ekipit tone ku u shperblye ne te njejten menyre si ne ndeshjen e para nje jave ndaj Teutes.
Taktikat e trajnerin Brdariç po funksionojne ne menyre perfekte, ku kjo Vllazni ne drejtimin e tij po i godet kundershtaret me kundersulme vrastare.
Padyshim qe kjo eshte arma me e forte e kesaj Vllaznie, dhe merite kryesore ka trajneri qe do te thoja se eshte nje vlere e shtuar per trajningut shqiptar.
Me i thur elozhe ketij ekipi dhe çdokujt tjeter qe eshte pjese e saj eshte pak, por di te them se lojen qe Vllaznia po ben aktualisht nuk e ben asnje ekip tjeter i kampionatit shqiptar.
Andi GJURGJEJ