Pas disfatës në ndeshjen e djeshme, stoli i Xhovani Kolelës ka pësuar një lëkundje të madhe. Ndaj Laçit ishte ndeshja e pestë radhazi që të kuqtë nuk arrijnë të shkojnë te fitorja dhe gazeta mëson se kjo situatë ka krijuar mendime “të mjegullta” të presidentit Demi në lidhje me të ardhmen e trajnerit italian.

Mbrëmë pas ndeshjes nuk ka pasur asnjë vendim nga ana e drejtuesve për fatin e Kolelës, por e sotmja do të jetë vendimtare.

Sipas “Panorama Sport” kanë bërë me dije se Laçi ka qenë prova e fundit për italianin, por gjithçka mbetet për t’u verifikuar.

Në orët në vijim drejtuesit pritet të kenë një takim, ku do të vendoset edhe e ardhmja e Kolelës. Ne fakt shume prej figurave te njohura qe kane dale nga ky klub, prej kohesh jane vene kunder trajnerit italian dhe me ambjentin qe eshte krijuar rreth tij, me shume te ngjare ai do te largohet.

Megjithate ate e ka sjelle ne Tirane drejtori teknik i ketij klubi dhe drejtuesit e tjere te tij dhe nuk dihet akoma nese keta persona vazhdojne te besojne tek Kolela apo jo.