Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOrelesi ende në Shkodër. Probleme me vizën por nesër mund të jetë...

Orelesi ende në Shkodër. Probleme me vizën por nesër mund të jetë në Ulqin

Futbollisti nigerian Nurudeen Orelesi ende nuk i është bashkuar skuadrës së Vllaznisë në Ulqin ku ajo është duke u stërvitur. Arsyeja është se atij i mungon viza për të hyrë në shtetin fqinj. Procedurat kanë 3-4 ditë që kanë nisur por 29 vjeçarit akoma nuk i është dhënë viza. Kjo për shkak të mungesës së konsullit malazez në Tiranë apo dhe ndonjë arsye e tillë e ngjashme.

Trajneri Gjoka e ka shprehur shqetësimin e tij për këtë gjë megjithatë ka deklaruar se nga dita e djeshme edhe Orelesi pritet t’i bashkohet skuadrës. Gjatë këtyre ditëve, futbollisti afrikan ka zhvilluar stërvitje individuale por gjërat do të ndryshojnë shpejt.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments