Gjatë këtyre ditëve, trajneri Orges Shehi ua ka bërë të qartë lojtarëve të Tiranës se ndeshjet e radhës që luhen në transfertë janë shumë vendimtare. Sipas tij, bardheblutë duhet të jenë shumë të vëmendshëm në këto takime, sepse luhen të gjitha jashtë dhe bardheblutë e kanë për detyrë fitoren, duke ruajtur 13 pikët diferencë nga vendi i dytë, Laçi.

Shehi në takimet me ekipin ka bërë të qartë se tri ndeshjet në transfertë mund të vendosin titullin kampion. Sipas tij, nëse skuadra merr pikët e plota, në tri ndeshjen e radhës ekipi do të jetë kampion dhe do të mendojë për objektiva të tjerë.

Edhe pse Tirana është 13 pikë larg vendit të dytë, te bardheblutë nuk duan të fluturojnë.

Trajneri Orges Shehi ka vendosur që asnjë në ekip nuk do të diskutojë më për titullin kampion. Trajneri ua ka ndaluar të gjithëve të flasin për këtë argument. Nga sa është marrë vesh, trajneri kërkon që të mos e marrin lehtë situatën dhe të mendojnë se e kanë fituar titullin.