Friday, February 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOrges Shehi: Vllaznia ishte më dominante në lojë, por golat e saj...

Orges Shehi: Vllaznia ishte më dominante në lojë, por golat e saj erdhën prej gabimeve tona

Orges Shehi u rikthye me humbje te Tirana, teksa bardheblutë u mposhtën me rezultatin 3 me 1 në “Loro Boriçi”, ndaj Vllaznisë, tekniku durrsak, në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, ndër të tjera deklaroi:

“Pavarësisht se ditët ishin të pakta, u munduam që principet bazë të funksiononin më mirë. Lojtarët me shpinë mundohen të mbajnë topin edhe kur nuk kanë prespektivë aksioni. Më vjen keq sepse golat i morëm prej gabimeve tona. Vllaznia ishte më dominante në lojë, për shkak të sistemit. Në ndërtim futeshim shumë shpejt në presion. Ana psikologjike ndikon, por ka punë për të bërë, për mënyrën si do ta interpretojmë lojën. Do mundohemi të rrisim edhe gjendjen fizike, por do të mundohemi që të përmirësojmë gjërat bazike dhe mos mundemi nga gabimet tona.

Vështirësia jonë ishte se ishim gjithmonë në tërheqje duke i dhënë zona kundërshtarit. Nuk donim ta konsumonim Xhixhën në fazën mbrojtëse. Kërkonim të dilnim me pasime të shkurtra te Xhixha. Konfigurimi i mesfushorëve nuk ishte i duhuri. Në minutën e 60-të ndryshuam, por sërish interpretimi nuk ishte i duhuri. E dinim që kundërshtari ishte agresiv në topat e humbura.

Ndeshja e parë 3 ditë janë, pëlqej më shumë mbrojtjen me 4. E qarkullonim topin dhe e kishim të vështirë. Ideja ishte që të kishim 4 mesfushorë në qendra, me pasime të shkurtra të ndërronim krahun dhe të shkonim te zona e sulmit. Golat na erdhën nga gabimet dhe pastaj u bë e vështirë.

Kemi punë të madhe për të bërë, duhet të fitojmë ndeshjet, duhet të ndërtojmë që të shkojmë te goli. Elementi bazë është që nuk mbahet topi në zona të rrezikshme, 40 metra larg portës tonë dhe kundërshtari na rinisej. Shpresojmë që me kohën që do të kemi në vijim, të kthehemi në skuadër solide. Do të gjejmë dhe elementët e duhur për të qenë në fushë.

Tafas ka dëmtim, dje ka bërë edhe një eko, i ka dalë që duhet të rrijë pushim 8 ndeshje. Nuk kemi kohë për çështje. Unë nuk jam këtu për të krijuar çështjen. Jam që lojtarët të japin maksimumin. Pa “luftë” nuk ka asgjë.

Që është e vështirë, është e vështirë. Nuk mund të them që lojtarët nuk janë të duhurit, ne duhet të zgjedhim të duhurit në fushë. Do të kemi ditë në vijim, për të bërë zgjedhjet e duhura. Ai që jep më shumë, ai do të luajë. Vetëm meritokraci. Në fund fare lë të ndodhi çfarë të ndodhi, e rëndësishme është që të jemi skuadër me ADN që luftojmë, kam besim që mund të dalim nga kjo situatë”, deklaroi Shehi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments