Prej ditësh së djeshme është zyrtarisht pjesë e stafit të Vllaznisë dhe kjo gjë duket se ka bërë të ndihet mirë Safet Osjen. Ai në fakt është nga ato persona që nuk ka qejf të shfaqet asnjëherë në media dhe të mburret për asgjë çfarë ka bërë në karrierën e tij.

Kësisoj edhe në prononcimin e dhënë për mediat pas emërimit në postin e zëvendëstrajnerit të kuqebluve, shprehet shumë i rezervuar në fjalët që nxjerr nga goja.

“E kam mirëpritur ofertën e drejtuesve të klubit dhe jam i lumtur që jam sërish pjesë e Vllaznisë. I kam falenderuar dhe i falenderj ato për gjithë besimin që kanë shprehur. Po ashtu, dua të falenderoj edhe teknikun Lika që ka shprehur dëshirën që unë të jem pjesë e stafit të tij, pa harruar kurrsesi edhe drejtuesit e tjerë të klubit.

Do të bëj maksimumin që Vllaznia të ringrihet aty ku i takon dhe te jetë pas këtij sezoni në skuadrat më të mira të vendit me objektiva të qarta”-është shprehur ish-mesfushori I mirënjohur shkodran Safet Osja që tashmë rikthehet tek Vllaznia të punojë si trajner.

Dita e djeshme ka qenë e para e punës së tij ndërkohë që sot e më tej, do të futet në rutinën e punës së përditshme për bërjen gati të skuadrës për ndeshjen e së shtunës ndaj Besëlidhjes.
© shkodrasport.com