Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOsmani, Hysa e Begaj mungojnë në stërvitje. Ankohen për gjobat

Osmani, Hysa e Begaj mungojnë në stërvitje. Ankohen për gjobat

Tre nga katër futbollistët më të penalizuar të Vllaznisë në vendimin e së martës, pikërisht Tefik Osmani, Vilfor Hysa dhe Halim Begaj, kanë munguar në stërvitjen e sotme të ekipit shkodran. Arsyeja nuk bëhet e ditur por nga sa merret vesh, dy prej tyre, pikërisht Osmani dhe Hysa kanë qenë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u ankuar për gjobat dhe pezullimin e marrë nga ana e klubit. Me kopjet e kontratës në dorë, ata kanë filluar të kërkojnë të drejtat e tyre, me justifikimin se një penalizim i tillë nuk është i parashikuar në kontratë. Tek Vllaznia thonë ndryshe.

Edhe vendimi i bërë publik, i referohet rregullores së klubit dhe po ashtu edhe kontratave individuale të sportistëve. Përpos kësaj, mungesa e djeshme në stërvitje e këtyre tre futbollistëve mund t’u kushtojë edhe më rëndë atyre sepse mund të merret ndonjë tjetër masë për braktisje të stërvitjes. E sigurtë duket se kjo çështje do zgjasë jo pak. Tashmë më shumë në zyrat e FSHF-së dhe vetëm Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë saj mund t’i japë rrugë. Këta tre futbollistë duket se e kanë mbyllur karrierën tek Vllaznia. “Kartonin e verdhë” e kanë marrë. Tashmë pritet të shohim nëse do të ketë edhe të kuq për ta apo “karton të kuq” apo zbutje dënimi.
www.shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments