Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi minimalisht ndaj Kukësit.

Osmani tha se fitorja është e rëndësishme, ndërsa shtoi se skuadra ka nevojë për përforcime.

E rëndësishme në lojë është fitorja dhe 3 pikët. Mendoj se goli në fillim na ngriti në vetkënaqësi. Nuk është e mirë. Sa i përket mbrojtjes dhe sot luajtëm mirë.

Pjesën e parë shumë kërcime prej mbrojtjes në sulm. Në mesfushë nuk ishim aktive. Ndodhi ajo që ndodhi në pjesën e parë.

Sot dha shenja kjo lojë që ne duam përforcime. Jemi në biseda me disa lojtarë, nuk e di kur do vijnë po janë në plane disa përforcime.

Ne pasi mbaroi gjysma e kampionatit dolëm në përfundim se na duhet në çdo repart nga 1 lojtar, mbrojtje, mesfushë dhe sulm.