Vllaznia ka fituar në ndeshjen e parë të vitit 2024, teksa ka mundur në shtëpi Kukësin me rezultatin 1-0 për fitoren e katërt radhazi në kampionat.
Shkodranët gjetën shpejt golin, pas pak sekondash lojë kur Gruda mposhti Tafas me një aksion të shpejtë në qendër.
Më pas, shkodranët u mbrojtën me shumë kujdes, duke mos lejuar verilindorët që t’i afrohen shumë herë portës së Qarrit.
Miqtë krijuan më shumë raste dhe kishin mundësinë e artë të barazonin shifrat me penalltinë e Rashitit, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë.
Ndaj në fund, Vllaznisë i mjaftoi ai gol i minutës së parë për të siguruar fitoren e radhës në kampionat dhe për të blinduar më shumë pozitën e saj në klasifikim.
VLLAZNIA-KUKËSI 1-0
1′ Gruda