Mesut Ozil nuk dëshiron të luajë për PSG-në në të ardhmen. Lajmi vjen nga Gjermani, ku bëhet e ditur se fantazisti e ka refuzuar transferimin në Paris. “Süddeutsche Zeitung” shkruan se PSG-ja e ka kërkuar me ngulm Ozilin për të zëvendësuar Nejmarin e dëmtuar, por gjermano-turku nuk e ka pranuar këtë lëvizje.

Arsenali ndërkohë ka forcuar mesfushën me Denis Suarez, i cili vjen nga Barcelona, ku nuk mundi të gjente hapësirat e duhura gjatë këtij sezoni.

Monako ka bërë një përforcim tjetër, ka marrë nga Totenhemi sulmuesin anësor Xhorxh-Kevin N’Kudu në formë huazimi, një përforcim me vlera për skuadrën e Principatës, që po vuan në fundin e tabelës së klasifikimit. / Vipsport/