Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLPagesë solidariteti/ UEFA, 135.2 milionë euro për klubet që nuk shkojnë në...

Pagesë solidariteti/ UEFA, 135.2 milionë euro për klubet që nuk shkojnë në grupe

Në buletinin e shpërndarë për sezonin e ri, UEFA ka përcaktuar një tjetër fond solidariteti, shumë e cila do t’u shpërndahet të gjitha federatave anëtare, të cilat duhet t’u shpërndajnë të gjitha klubeve të tyre, me përjashtim të atyre që arrijnë të marrin pjesë në fazën e grupeve të tri kompeticioneve: Champions, Liga e Europës dhe Konferencë Liga.

Edhe vjet UEFA akordoi një fond solidariteti për të gjithë anëtarët e saj për të zbutur sadopak krizën e krijuan nga pandemia COVID-19.

Shpërndarja e fondeve sipas federatave përkatëse do të përcaktohet më vonë, pasi është parashikuar që ky fund të jetë i prekshëm për klubet europiane pas përfundimit të sezonit 2021- 2022.

Këtë fond solidariteti federatat përfituese e kanë si detyrim që t’ua shpërndajnë klubeve që marrin pjesë në aktivitet zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments