Pritej te kalonte tek Shenkolli, por ish- sulmuesi i Vllaznise Kamelio Palushani duket se ne sezonin e ri do te luaje per Veleçikun. Nuk dihet nese ka qene oferta me e mire e ketyre te fundit apo ndonje gje tjeter, megjithate kjo levizje pritet te zyrtarizohet tashme.
Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga fillimi i sezonit të ri futbollistik, në kampin koplikas vazhdon rokada e futbollistëve. Një shkodran tjetër i është bashkuar skuadrës veriore dhe bëhet fjalë për sulmuesin Palushani, i cili që nga dje është në dispozicion të trajnerit Duli.
Ndërkaq, kreu i pankinës koplikase, u shpreh për “Panorama Sport” se skuadra vazhdon të ketë vështirësi. “Kemi probleme akoma, pasi nuk po gjejmë një sulmues të mirëfilltë goli. Palushani na bën punë, pasi qëndrimi i sulmuesit kryesor Ujka, te Veleçiku është ende në pikëpyetje”, tha Duli.
Palushani siç dihet u largua pak dite me pare nga Vllaznia ngaqe nuk ishte ne planet e stafit teknik te ekipit te pare por ky largim nuk kaloi pa polemika. Lojtari nuk e priti aspak mire kete gje dhe ka replikuar jo pak permes mediave me drejtuesve kuqeblu megjithate asgje nuk ka ndryshuar.
Atij i duhet tashme t’i beje llogarite ndryshe dhe te mendoje per t’u paraqitur sa me mire tek Veleçiku dhe per t’i bere drejtuesit kuqeblu qe nuk besuan aq sa duhet tek ai.