Në maj të 2018-ës ishin shumë shkodranë që u përlotën kur skuadra e tyre zbriti në Kategorinë e Parë. Dy vite më pas ka sërish lot, por këtë herë prej gëzimit.
Drejtori sportiv, Matko Djarmati, nuk i ka mbajtur dot emocionet pas përmbysjes së madhe që solli kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës kundër Shiroki Brijeg.
Kroati me pasaporte shqiptare ka treguar edhe me pare se eshte shume i ndjeshem ndaj veprimeve te futbollisteve ne fushen e lojes dhe shperthen ne menyra te ndryshme ne rast gezimi goli apo dicka tjeter.
Keshtu ka ndodhur edhe kete here, teksa Djarmati nuk ka mundur t’i mbaje dot lotet e gezimit pas ketij suksesi qe vjen pas plot 10 vitesh mungese te Vllaznise ne Kupat e Europes.