E shtuna që vjen mund të jetë një ditë vendimtarë për fatet e Vllaznisë këtë sezon. Shkodranët do të presin në Loro Boriçi Partizanin në orën 16:00 për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Kuqeblutë pas barazimit me Teutën shkojnë në tre ndeshje rradhazi pa fitore duke grumbulluar vetëm 2 pikë dhe duke rënë në vendin e katërt të renditjes.

Ndaj të kuqve mund të jetë shansi i fundit për të vazhduar pretendimet për titull, gjithnjë nëse arrijnë të fitojnë. Tre pikët do t’i afronin në -1 nga Partizani dhe -4 nga Tirana, nëse bardheblutë fitojnë ndeshjen e tyre me Laçin.

Por, nëse dilet me zero pikë nga Loro Boriçi dhe Tirana me Egnatian fitojnë ndeshjet e tyre, mund të kemi një lamtumirë të parakohshme garës për titull. Ky kombinim jo i pamundur në letër do t’i rreshtonte skuadrat kështu:/newsport/

1. Partizani; 40 pikë

2. Tirana; 40 pikë

3. Egnatia; 37 pikë

4. Vllaznia; 36 pikë